Reçica fton punëkërkuesit të vizitojnë Panairin e Punës në Ferizaj

Sot është hapur Panairi i Punës edhe në qytetin e Ferizajt.

Me këtë rast, Ministri i Punës dhe Mirëqeniës Sociale, Skender Reçica u ka bërë thirrje bizneseve dhe punëkërkuesve që të vizitojnë panairin për t’u bërë pjesë e tregut të punës.

“Ministri Reçica u bëri thirrje gjithashtu, sidomos të rinjve dhe grave që të vizitojnë Zyrat e Punësimit për përfituar nga mundësitë në kuadër të Masave Aktive të Tregut të Punës si dhe Qendrat e Aftësimit Profesional të trajnohen në një mori profilesh që ofrohen aty”, thuhet në njoftim të MPMS-së.