Edi Rama - Foto: Facebook
Rama Fton Qytetarët për Bashkëqeverisje
08.10.2017 - 09:43
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka uruar shqiptarëve një të diel të qetë. Dhe, bashkë me urimin, ai u ka kërkuar miqve në “Facebook” që të regjistrohen si anëtarë të koalicionit qeverisës me qytetarët, për të “futur mik” direkt qeverinë sa herë ju del përpara një pengesë e padrejtë apo për të mbështetur e ndihmuar këdo rreth jush, me fjalën tuaj “lart në qeveri”
“Për këto e plot të tjera që do t’i mësoni me një vizitë në Platformën online të Bashkëqeverisjes, regjistrohuni si pjesëtarë aktivë të Aleancës për Shqipërinë që duam në www.shqiperiaqeduam.al”, ka shkruar kryeministri Rama. /21Media