Rama në Prishtinë | Fotyo: KALLXO.com
Rama Ec Nëpër Sheshet e Prishtinës
17.2.2017 - 15:30
Edi Rama ka ecur sot nëpër sheshet kryesore të Prishtinës, duke u bashkuar me njerëzit që festojnë nëntë vjetët e pavarësisë së Kosovës.
Rama shëtitjen e ka bërë pasi bëri homazhe te varri i Ibrahim Rugovës dhe ai i Adem Jasharit në Prishtinë e Prekaz.
Gjatë homazheve, Rama nuk e tha asnjë fjalë për medie.
http://kallxo.com/rama-nderon-pa-fjale-ne-prishtine-e-prekaz/
Kryeministri shqiptar gjatë shëtitjes nëpër qendër të Prishtinës shoqërohej nga Baton Haxhiu, drejtori i Klan Kosovës.
Dje Rama mori pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të përvjetorit të pavarësisë.
Pas kësaj ceremonie, Rama tha se Kosova po bëhet shembull i bashkëjetesës së të ndryshmëve.
http://kallxo.com/rama-nder-te-jem-ketu-ne-diten-te-rendesishme/