Qeveria Mblidhet pa Hashim Thaçin

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e parë të saj pa praninë e Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të dorëhequr, Hashim Thaçi.

Pasi është votuar të premten për President të Kosovës, Thaçi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në ekzekutivin e vendit si dhe nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në vendin ku zakonisht ulej Thaçi në sallën e mbledhjen të qeverisë, në krah të djathtë të kryeministrit Isa Mustafa, sot ishte ulur Zëvendës Kryeministrit tjetër, Branimir Stojanoviq.

Mustafa i njoftoi anëtarët e kabinetit qeveritar për dorëheqjen e Thaçit ndërsa e falënderoi atë për kontributin e dhënë në qeveri. Ai e ka uruar Thaçin për postin e ri të cilin e ka quajtur si “më të rëndësishmin e shtetit”.

Pozitat që ka lënë bosh Thaçi në qeveri nuk janë plotësuar ende. [interaction id=”56d6b1b74ab46a01035e2197″]