ARKIV Protesta e punëtorëve të KEDS-it. FOTO: KALLXO.com

Punëtorët e KEDS-it nuk arrijnë marrëveshje me ZrRE-në

Fehmi Pajaziti, kryetar i Këshillit Grevist, ka bërë të ditur se nuk është arritur asnjë rezultat pas takimit me menaxhmentin në lidhje me kërkesat e punëtoreve të KEDS-it për ngritje të pagave.

“Pa asnjë rezultat, sepse shuma e propozuar nga ZRRE është pak. Ne vazhdojmë bashkërisht, para qeverie dhe u themi se nëse nuk rriten pagat, punëtorët do hynë në grevë të përgjithshme dhe do ketë kolaps energjetik”, njoftoi Gashi.

Ky njoftim erdhi pas komunikatës për media ku po mbahet greva para zyrës se KEDS-it.

Qindra punëtorë para KEDS-it po shprehin pakënaqësitë e tyre, dhe bëjnë apel qe kërkesat e tyre të merren parasysh.

Kryetari i Sindikatës “Elektrokosova”, Hysni Gashi ka thënë se nga viti 2015 kërkojnë ngritjen e pagave dhe zbatimin e Kontratës Kolektive, por sipas tij kanë hasë në vesh të shurdhër nga menaxhementi i KEDS-it.

“Pagat tona janë në nivel mjaft të ulëta dhe mezi ia dalim të mbijetojmë. Ne mburremi me punën që e bëjmë, mirëpo do t’ia bëjmë me dije menaxhmentit të KEDS-it që nuk lejojmë të nëpërkëmbet djersa e punëtorëve”, ka thënë Gashi.

“Na kanë harru neve si kompani private, ligji i njeh të gjithë njësoj ashtu siç publike dhe private, ju bëjë apel mos na ndani, pasi që pagat tona janë shumë te ultë”, shtoi ai.

Leonora Lokaj, nënkryetare e BSPK-së, u dha mbështetje kërkesave të punëtorëve të KEDS-it.

“BSPK gjatë gjithë kohës ka qenë e njohur për padrejtësitë e menaxhmentit të KEDS-it që po ia bëjnë punëtorëve, e cila në vazhdimësi ka qenë e angazhuar të dialogojë për këtë padrejtësi. Duke filluar nga paga deri të mos implementimi që mos të merren parasysh viteve të punës. Shpresoj qe sa me shpejtë të i arrini ato që po kërkoni”, tha Loka.

Protesta ka filluar nga ora 8:00 dhe do të vazhdoj deri në orën 16:00.

https://kallxo.com/punetoret-e-keds-it-sot-ne-greve/