COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

8 raste pozitive me COVID-19, asnjë vdekje

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivisht me COVID-19 vetëm 8 raste nga 110 të testuar.

Po ashtu në këtë raport të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur që janë vaksinuar 30 qytetarë.

Në këtë periudhë kohore bëhet e ditur që nuk ka asnjë rast të vdekjes ndërsa 29 qytetarë ende rezultojnë aktiv me coronavirus.

15 qytetarë janë shëruar kurse numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka arritur në 1 milionë e 836 mijë e 212 persona.