PSD me aksion para Ministrisë së Arsimit për rezultatet e PISA-s

Partia Social Demokrate ka paralajmëruar aksion simbolik para do të ketë aksion para Ministrisë së Arsimit me fillim nga ora 15:00.

Aksioni i PSD-së vjen pas rezultateve të Kosovës në testin PISA.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi konfirmoi për KALLXO.com se aksioni do të mbahet para MASHTI-t.

Në matematikë Kosova është në vendin e 74 nga 80 vende pjesëmarrëse, me 11 pikë më pak krahasuar me vitin 2018.

Në lexim, Kosova është e 76-ta nga 80 vendet pjesëmarrëse, me 342 pikë.

Në shkencë, Kosova renditet e 77-ta nga 80 vende pjesëmarrëse, me 357 pikë, në këtë fushë ka rënie më të ulët për 6 pikë krahasuar me vitin 2018.

20 përqind e nxënësve kosovarë, sipas testit ‘PISA’ kanë arrit nivelin e kënaqshëm kurse të tjerët janë nën nivelin e kënaqshmërisë.

PISA 2022 ka qenë cikli i tretë për Kosovën, teksa fushë kryesore ka qenë matematika dhe në të kanë marr pjesë 6027 nxënës 229 shkolla.