Foto: Facebook / Qendra e Studentëve - Prishtinë

Të hënën publikohen rezultatet për studentët e pranuar në konvikte

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar se të hënën më datë do të publikojë rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2022/2023.

Në njoftim potencohet se rezultatet do të publikohen në adresat zyrtare të Qendrës Studentore dhe në profilin e saj në Facebook.

Konkursi për pranim në konvikte ka qenë i hapur nga data 12 shtator deri më 18 shtator 2022.

Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë, sipas qendrës, kanë aplikuar rreth 6 mijë studentë. Derisa, kapaciteti për banim në konvikte këtë vit është rreth 4 mijë vende, thuhet më tej në njoftim.

Afati për ankesa do jetë në datat 27 dhe 28 shtator 2022.

Paraqitja e ankesave do të bëhet përmes sistemit Online në faqen zyrtare dhe përmes profilit zyrtar ne Facebook.

 Në njoftim theksohet se gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për Ankesa.