KQZ miraton rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në katër komunat veriore - VIDEO

Komisioni  Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës që u mbajtën të dielën më 23 prill.

Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së tha që nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kanë pranuarshkresën që për ditën e zgjedhjeve nuk ka pasur asnjë ankesë.

Rezultatet përfundimtare janë si në vijim:

Në Leposaviq fitoi Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin Lulzim Hetemi që ka marrë 100 vota, në komunën e Zubin Potokut prin PDK me kandidatin Izmir Zeqiri me 197 vota, në Zveçan prin PDK me kandidatin Ilir Peci që ka marr 114 vota dhe në Mitrovicë të Veriut LVV me kandidatin Erden Pantiq i cili ka marr 553 vota.

Zgjedhjet e parakohshme lokale u mbajtën më 23 prill në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – por u bojkotuan në masë të madhe nga komuniteti serb.

Pjesëmarrja, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ishte pak më shumë se 3 për qind.

Këto komuna, deri nëntorin e kaluar, udhëhiqeshin nga zyrtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila nuk mori pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.