PSD nuk e mbështet këtë proces të dialogut jo transparent

Partia Socialdemokrate nuk e mbështet dialogun e udhëhequr nga presidenti Hashim Thaçi.

Shpend Ahmeti në një konferencë për media ka thënë se i gjithë ky proces është jo transparent dhe se nuk do ta mbështesin.

“Na nuk kemi asnjë informatë se çka po ndodh. Neve po na tregojnë vetëm atë se çka po duan këta e jo atë se çka po bisedohet realisht. Në asnjë mënyrë nuk e kanë përkrahjen tonë në këtë proces jo transparent. Kemi kërkuar që çështja të diskutohet në Kuvend dhe të mandatohet dikush. S’po shoh interesim real për pjesëmarrjen e opozitës as nga presidenca. Diskutimet për rendin e Kosovës janë të papranueshme”, tha Ahmeti.