Një qytetare duke votuar - Foto: Atdhe Mulla

Prokuroria Përcjell me Vëmendje Rivotimin në Istog

Procesi i sotëm u rivotimit për kryetar të Komunës së Istogut është duke u ndjekur me vëmendje të shtuar edhe nga Prokuroria e Shtetit.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra për Informim e Prokurorisë së Shtetit bëhet e ditur se koordinatorja nacionale së bashku me kryeprokurorin dhe prokurorët nga Prokuroria Themelore e Pejës, janë duke e përcjellë procesin e rivotimit për këtë komunë.

“Prokurori i Shtetit, që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme për komunën e Istogut, ka angazhuar prokurorët e nevojshëm, të cilët do të përcjellin për së afërmi situatën gjatë procesit zgjedhor, ku janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë aty ku do të paraqiten pengesat në procesin zgjedhor”, thuhet më tej në njoftim.

Gjithashtu, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, Prokurori i Shtetit fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile të Republikës së Kosovës, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës.