Presidentja Osmani i dërgon telegram ngushëllimi familjes së Haki Rugovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së  ish-nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova pas vdekjes së tij.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ikjen e hershme të z.Haki Rugova, ish kryetar i komunës së Istogut dhe nënkryetar i LDK-së në disa mandate, aktivist politik i hershëm dhe kontribuues në shumë procese politike në vend”, ka shkruar Presidentja.

Osmani ka thënë se Rugova ka lënë një veprimtari të bujshme politike, të njeriut të angazhuar aktivisht që nga vitet e 90-ta.

“Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve e bashkëveprimtarëve. Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Rugova”, ka shkruar Osmani.

Ish-kryetari i Istogut, ka vdekur në moshën 65-vjeçare.