
Haki Rugova. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Vdes ish-kryetari i Istogut, Haki Rugova
09.3.2022 - 10:54
Ish- kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka vdekur gjatë ditës së sotme.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi.
Rugova ka vdekur në moshën 65-vjeçare.
Në anën tjetër Besart Dreshaj, zyrtar i LDK-së në Istog ka thënë se Rugova vuante nga kanceri.
Haki Rugova për disa mandate ka qenë kryetar i Komunës së Istogut.