Prokurori i pakënaqur me vendimin e gjykatës për ish-rreshterin Shefqet Kameraj

Prokuroria paralajmëron ankesë në rastin e ish rreshterit policor, Shefqet Kameraj

Prokurori i rastit Haxhi Sinani, tha për KALLXO.com, se do të parashtroje ankesë ndaj aktgjykimit të sotëm të Gjykatës themelore në Pejë, në rastin e ish rreshterit policor, Shefqet Kameraj.

“Po natyrisht se do të parashtrojmë ankesën sepse jemi të pa kënaqur me vendimin e Gjykatës”, tha Prokurori Sinani.

Sot Gjykata Themelore në Pejë të akuzuarin Shefqet Kamberaj e shpalli fajtorë dhe e dënoj me burg në kohëzgjatje prej 10 viteve.

https://kallxo.com/ish-eprorit-te-policise-i-ulet-denimi-per-vrasje/

Kjo pasi Gjykata Supreme e Kosovës e kishte kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Ilmi Lufajt. Vendimi i Gjykatës Supreme për kthimin e rastit në rigjykim kishte ardhur pas kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtjes.

E njëjta gjykatë e kishte dënuar me 13 vite ish-rreshterin, ndërsa rasti kishte shkuar në gjykatën e Apelit, e cila ia kishte rritur dënimin në 16 vite.

https://kallxo.com/policit-rritet-denimi-per-vrasjen-e-ilmi-lufajt/

Dosjen e këtij rasti mund ta gjeni këtu.
https://kallxo.com/?s=shefqet+kamberaj