Ish-eprorit të policisë i ulet dënimi për vrasje

Gjykata Themelore në Pejë, e shpalli fajtor dhe e dënoi me 10 vite burg, ish rreshterin policor, Shefqet Kameraj për vrasjen e Ilmi Lufajt para stacionit policor në Deçan, në prill të vitit 2016.

Gjykata Supreme e Kosovës e kishte kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Ilmi Lufajt. Vendimi i Gjykatës Supreme për kthimin e rastit në rigjykim kishte ardhur pas kërkesës për mbroijtje të ligjshmërisë të mbrojtjes.

https://kallxo.com/supremja-e-kthen-ne-rigjykim-rastin-e-vrasjes-se-ilmi-lufajt-nga-polici-shefqet-kameraj/

Vitin e kaluar Gjykata Themelore e Pejës e kishte dënuar ish-rreshterin policor, Shefqet Kameraj me 13 vite burgim    për vrasjen Ilmi Lufajt.

https://kallxo.com/denohet-ish-polici-shefqet-kameraj-per-vrasjen-e-ilmi-lufajt/

Më pas Gjykata e Apelit, kishte marrë vendim që rreshteri Kameraj të dënohej me 16 vite burg për vrasjen e Lufajt.

https://kallxo.com/policit-rritet-denimi-per-vrasjen-e-ilmi-lufajt/

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Pejës, rreshteri policor Shefqet Kamberaj akuzohet se për motive të hakmarrjes kishte vrarë Ilmi Lufajn.