Supremja kthen në rigjykim vrajsen e Ilmi Lufajt

Gjykata Supreme ka kthyer ne rigjykim, rastin e vrasjes së Ilmi Lufajt nga rreshteri policor Shefqet Kameraj.

Vitin e kaluar Gjykata Themelore e Pejës, ish -rreshterin policor Shefqet Kameraj e kishte dënuar me 13 vite burgim per vrasjen e veteranit të UCK-së, Ilmi Lufaj.

Më pas Gjykata e Apelit, kishte marrë vendim që rreshteri Kameraj të dënohet me  16 vite burgim për vrasjen e Ilmi Lufajt.

Kthimin në rigjykim të këtij rasti nga Gjykata Supreme në shkallën e parë, e ka konfimuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Gjykatës Themelore e Pejës, Selvane Bukleta.

Ajo bëri te ditur se seanca e rigjykimit të ketij rasti është caktuar me datën 3 korrik të këtij viti.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë gjykim:

https://kallxo.com/denohet-ish-polici-shefqet-kameraj-per-vrasjen-e-ilmi-lufajt/