Supremja e kthen në rigjykim rastin e vrasjes së Ilmi Lufajt nga polici Shefqet Kameraj

Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim, rastin e vrasjes se Ilmi Lufajt nga rreshteri policor Shefqet Kameraj. Vendimi i Gjykatës Supreme për kthimin e rastit në rigjykim vije pas ankesë së palës mbojtëse.

Vitin e kaluar Gjykata Themelore e Pejës, ish-rreshterin policor Shefqet Kameraj e kishte dënuar me 13 vite burgim për vrasjen Ilmi Lufaj.

Më pas Gjykata e Apelit, kishe marr vendim që rreshteri Kameraj të dënohet 16 vite për vrasjen e Lufajt.

Kthimin në rigjykim të këtij rasti nga Gjykata Supreme në shkallën e parë, e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Selvane Bukleta.

Ajo bëri të ditur se seanca e rigjykimit të këtij rasti është caktuar të mbahet me datën 3 korrik të këtij viti.

KALLXO.com ka raportuar për gjithë ecurinë e procesit gjyqësor të Ilmi Lufajt nga rreshteri i policor Shefqet Kamera