Ilustrim: Pixabay

Prizren e rrah të dashurën për motive xhelozie

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti siç njofton policia e ka rrahur ë dashurën e tij për motive xhelozie.

Nga ky sulm viktima ka pësuar lëndime dhe e njëjta ka kërkuar ndihmën e mjekut.

Siç njofton policia, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në burg për 48 orë.

“Viktima femër K/Shqiptare, ka njoftuar  se për arsye xhelozie është sulmuar dhe rrahur nga i dashuri i saj mashkull K/Shqiptar. Viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal Prizren, ku më pas lirohet në shtëpi. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, njofton policia.