Ilustrim - Inkubator

Prizren, 16 vjeçarja shkon në spital për të lindur, policia heton rastin

Policia e Kosovës ka raportohet se në spitalin rajonal në Prizren në repartin e Gjinekologjisë ishte pranuar një femër shtatzënë e mitur, 16 vjeçare, e cila ka shkuar  për të lindur fëmijë.

Sipas deklaratës së viktimës ajo ka bashkëjetuar me të dyshuarin burrë qe një vit dhe qëllimi i tyre është që të krijojnë familje.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është intervistuar i dyshuari dhe disa dëshmitar, është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit rasti hetohet  dhe procedohet në procedurë të rregullt.