Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Dyshohet se është dhunuar një e mitur në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Pejë. I njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje.