Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Ferizaj, një person dyshohet për dhunimin e një të miture

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Ferizaj një femër e mitur ka raportuar se më 8 maj të këtij viti kishte pasur marrëdhënie seksuale me një person.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është identifikuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për ‘dhunim’.