Ilustrim

Prishtinë, shtënie me armë nga vetura

Një burrë nga Prishtina është ndalur për kontrollë të veturës së tij dhe më pas është intervistuar nga policia.

Policia njofton se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe është sekuestruar një pistoletë dhe pesë gëzhoja që dyshohet se i njëjti nga vetura në lëvizje ka shtënë në ajër.

Rasti ndodhi në rrugën “Fadil Vata”, dje rreth orës 4 të mëngjesit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë rregullt.