Prishtinë: Gruaja kërcënohet në pikë të ditës për pronën

Një person është arrestuar në tentativën e tij për ta detyruar një grua të vepronte kundër pronës së saj.

Në raportin e saj policia ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes ndërsa viktimë e kërcënimit është edhe një person i cili ishte dëshmitar i rastit.

Dëshmitari sipas policisë kishte marrë mesazhe kërcënuese nga i dyshuarit i cili ishte përfshirë në fjalosjen me gruan.

Policia sqaron se ka arritur ta identifikoj kërcënuesin. I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.

Në njoftim nuk janë sqaruar rrethanat e konfliktit dhe për çfarë prone bëhet fjalë,