Ilustrim: Foto: Antonio Çakshiri

Prishtinë – Detyron fëmijën të kërkoj lëmoshë, arrestohet

Një i dyshuar është arrestuar nga Policia në Prishtinë nën dyshimet se kishte detyruar një fëmijë të kërkonte lëmoshë.

Siç njofton Policia, i dyshuari me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të lartcekur, me qëllim të shfrytëzimit të fëmijëve për punë të detyruar dhe kërkim lëmoshe. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.