Prishtinë, arrestohet personi që vodhi shampon për flokë

Është arrestuar një person i cili kishte vjedhur në një hipermarket disa kuti me shampon për flokë.

Grabitja kishte ndodhur me datë 18 mars rreth orës 17:20 në Prishtinë.

Sipas policisë, të i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

“Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një thikë, ndërsa pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.