Foto-ilustrim

Prishtinasi me dy djem rrah gruan me dy vajzat

Një burrë nga Prishtina është arrestuar së bashku me dy djemtë e tij pasi kanë sulmuar fizikisht bashkëshorten me vajzat e tij, përkatësisht nënën e tyre dhe motrat.

Policia në raportin zyrtar ka njoftuar se nëna me dy vajzat e saj kanë pranuar tretman mjekësor pasi të dyshuarit u kanë shkaktuar lëndime trupore.

Policia ka njoftuar se tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.