Policia shqiptoi mbi 1.000 gjoba ndaj shoferëve kundërvajtës

Më shumë se 1.000 gjoba janë shqiptuar nga Policia e Kosovës ndaj shoferëve të cilët kanë shkelur rregullat e komunikacionit gjatë 24 orëve të fundit.

Në raportin e saj të përditshëm, Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1.048 gjoba.

Po ashtu, në të njëjtin raport Policia tregon se në territorin e Kosovës gjatë 24-orëshit të fundit kanë ndodhur 12 aksidente me të lënduar, 18 aksidente pa të lënduar dhe asnjë aksident me fatalitet.