Foto: PK

Tejkaloi në vijë të plotë, shoferes i konfiskohet patentë shoferi për 3 muaj

Policia e Kosovës ka identifikuar shoferen e cila në bazë të një video-incizimi kishte hyrë në tejkalim në vijë të plotë në rrugën Gjakovë-Klinë.

Për këtë shkelje, shoferes i është konfiskuar patentë shoferi për 3 muaj, i janë dhënë dy pikë negative dhe është gjobitur me 150 euro gjobë.

Javëve të fundit, Policia e Kosovës po i ndëshkon shoferët kundërvajtës në bazë të videove dhe fotove që po i dërgojnë qytetarët.