Policia e Kosovës, Radar. Foto: KALLXO.com

Arrestohet pasi dyshohet se u ofroi ryshfet policëve për mos shqiptim të gjobës

Një shtetas i Serbisë, është arrestuar, dje në Klinë pasi i njëjti dyshohet se u kishte ofruar ryshfet policisë, në mënyrë që ata mos t’ia shqiptonin gjobën për kundërvajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, për shkak se njësitit policor iu kishte ofruar ryshfet me qëllim që ata të mos ja shqiptonin gjobën për kundërvajtje,  tejkalim të shpejtësisë që e kishte bërë  derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.