Shkelje të rënda të rregullave të trafikut, u konfiskohen patentë shoferët 29 drejtuesve të automjeteve

Policia e Kosovës ka vazhduar aktivitetet në terren për të ofruar siguri për pjesëmarrësit në trafik.

Në njoftimin e saj, Policia tregon se në 24 orët e fundit ka realizuar 496 pika kontrolli sipas detyrave që dalin nga urdhri operativ për shtim të masave të sigurisë në trafik.

Dhe, gjatë kësaj kohe, për shkelje të rënda të rregullave në trafik Policia ua ka konfiskuar patentë shoferët 29 drejtuesve të automjeteve.

Policia sërisht ka bërë thirrje që të respektohen respektohen rregullat për një siguri më të madhe në trafikun rrugor.