
Ilustrim
Policia gjobitë për kundërvajtje në trafik dy shoferë në Gjilan
08.5.2023 - 15:25
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur dy shoferë dhe të njëjtëve ua ka konfiskuar patentë-shoferët për tre muaj.
Në njërin rast, sipas organeve të rendit shoferi ka vozitur në shpejtësi 93 km/h në rrugën në të cilën është lejuar shpejtësia 40 km/h.
Shoferi është dënuar me gjobë prej 300 euro dhe i janë shqiptuar nga policia 3 pikë negative.
Ndërsa, në rastin tjetër shoferi është dënuar për tejkalim në vijë të plotë dhe është dënuar me 150 euro gjobë dhe 2 pikë negative.
Të dyja rastet sipas PK-së, kanë ndodhur në Gjilan.