Policia me Plan për Protestën e së Shtunës

Zyra për informim e Policisë së Kosovës tha për KALLXO.com se janë të përgatitur dhe kanë kapacitete për të menaxhuar çfarëdolloj situate.

“Policia e Kosovës ka kapacitete të menaxhojë çfarëdolloj situate e cila mund të paraqitet, duke u kujdesur edhe për sigurinë e përgjithshme dhe lirinë e lëvizjes,” tha kjo zyrë.

Gjatë vitit 2015 policia u përball me një varg protestash që i konsideroi të dhunshme, edhe pse në raportet e fundvitit forcat e rendit bënë të ditur se veprat penale gjatë vitit të kaluar janë zvogëluar për 11.57 për qind.

http://kallxo.com/dekorata-per-policet-speciale/

Zyra për Informim e Policisë tha se këto protesta shkaktuan dëme të mëdha në pronat publike e private, ndërsa gjatë tyre sipas kësaj zyreje më së shumti u dëmtuan veturat policore, pajisjet dhe uniformat.

Opozita ka thënë se protesta e së shtunës në Prishtinë do të jetë paqësore.

http://kallxo.com/opozita-proteste-paqesore-per-largim-te-qeverise/