Ilustrim: Foto: PK

Policia Konfiskon Armë e Municion Luftarak në Rajonin e Gjilanit

Tre persona janë arrestuar pasi në shtëpitë e tyre është gjetur armë e municion.

Në rajonin e Gjilanit, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar tre persona të komunitetit serb pasi gjatë kontrollimit në shtëpitë e tyre she objektet përcjellëse të tyre janë gjetur dhe konfiskuar armë e municion.

Sipas policisë, janë konfiskuar një pushkë mitraloz me 182 fishekë, një kallashnikovë me katër karikator me 16 fishekë, një tym trombllonike, një arkë e mbyllur me 1200 fishekë, një pushkë gjuetie me 23 fishekë, dy thika luftarake, 29 mijë e 170 franga, 5 mijë dollar amerikan dhe 7 mijë e 720 euro.

Policia po ashtu ka njoftuar se pas intervistimit të  të dyshuarve, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

.