Foto Ilustrim

Policia konfiskon 120 lloje të barnave në ordinancën e cila punonte pa licencë

120 lloje të barnave janë konfiskuar nga një ordinancë në Dobërqan.

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gjilanit është zhvilluar Plani Operativ i policisë i koduar “Ordinanca”.

Gjithashtu gjatë zhvillimit të këtij plani janë kontrolluar katër ordinanca private që ofrojnë shërbime shëndetësore ku janë hasur parregullsi në mbajtjen  e dokumentacionit tatimor për çka janë konfiskuar librat e shitjes dhe librat e regjistrit të pacientëve.

Ndërsa, në një ordinancë në Dobërqan janë gjetur rreth 120 lloje të barnave, ndërsa vetë ordinance po funksiononte pa licencë.

Pronari i kësaj ordinance është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Sipas policisë për të gjitha veprimet janë njoftuar Administrata Tatimore si dhe Inspektorët Farmaceutik.