FOTO - Aksioni i Policisë në veri - 28.05.2019

Policia jep detaje për aksionin e sotëm në veri të vendit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e ndërmarrë mëngjesin e sotëm në veri të vendit, ku deri më tani janë arrestuar 10 persona të dyshuar.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë gjatë aksionit kanë hasur në rezistencë, mirëpo përkundër këtij fakti aksioni është duke vazhduar.

“Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së, PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policor dhe të disa qytetarëve në; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.”, njofton Policia.

Më tej në njoftim theksohet se “Edhe përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, operacioni policor është duke vazhduar,  përfshirë arrestimin dhe kontrollin e disa lokacioneve të cilat kanë rezultuar me konfiskimin e dëshmive relevante përfshirë edhe armë të gjata”.

Siç njofton Policia, aksioni i sotëm është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), si dhe nën asistimin e njësiteve tjera relevante në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore Prishtinë.

“Po realizohet një operacion i cili ka rezultuar me ndalimin  e disa zyrtarëve policor dhe disa qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

KALLXO.com ka raportuar që nga nisja e këtij aksioni të gjerë mëngjesin e sotëm ne veri të vendit.

https://kallxo.com/aksioni-i-njesive-speciale-shkon-ne-10-numri-i-te-arrestuarve-ne-veri/

.