Aksioni i policisë në 11 lokacione, arrestohen 10 persona

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe ajo e Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës sot kanë kryer aksion në 11 lokacione, në katër rajone të ndryshme të Kosovë, në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të lokacioneve janë gjetur dhe janë sekuestruar dy pushkë automatike AK 47, dy pushkë gjuetie, një pistoletë, pesë karikator dhe 116 fishekë të kalibrave të ndryshëm e gjësende të tjera.

I gjithë aksion ka filluar pas një urdhër-kontrolli, që ishte i bazuar në hetimet që ishin zhvilluar më herët në lidhje me dyshimet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Në njoftimin e PK-së është thënë se në polici janë shoqëruar 10 persona dhe pas intervistimit të tyre të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Armët e sekuestruara nga aksioni i datës 2 nëntor 2023. Foto: Policia e Kosovës