PSD me aksion para Kuvendit, deputetët e pozitës i etiketon si ‘Deputet i Zajednicës’

Aktivistë të Partise Socialdemokrate-PSD u kanë vënë ngjitës me shkrim ‘deputet i Zajednicës’ deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ata në hyrje të Qeverisë po mbajnë po ashtu një pankartë me përshkrim “Regjimi i Zajednicës”. Një prej këtyre ngjitësve i është vënë në krah deputetit Armend Muja.

Para hyrjes së Kuvedit të pranishëm janë edhe forca të Policisë, derisa aktivistët po presin ardhjen e deputetëve të pozitës.

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën plenare ku në rend dite është raportimi i kryeministrit Albin Kurti për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë ditës së enjte po ashtu, aktivisti i PSD-së, Behar Retkoceri i ka përballur disa deputetë të LVV-së me akzua për pranim të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj kanë qënduar të heshtur në një lokal kur aktivisti i Partisë Socialdemokrate Behar Retkoceri i përballi me keto akuza.

Kosovës dhe Serbisë i është prezantuar një propozim për draft-statutin e Asociacionit, gjatë takimeve të diplomatëve ndërkombëtarë më 21 tetor. BE-ja ka thënë se ky propozim është një model europian.

Kurti është shprehur se drafti i propozuar për Asociaconin është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.