Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Antidroga aksion në Prishtinë, arrestohen disa persona e konfiskohet një sasi e narkotikëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje njësia e antidrogës ka ndërmarrë një aksion, ku janë arrestuar 4 persona të dyshuar dhe është konfiskuar një sasi e narkotikëve, kryesisht marihuanë.

Sipas njoftimit, pas një hetimi disa mujor në rastin e koduar ‘Golfi’ dje rreth orës 19:00 në rrugën ‘Ernest Koliqi’ në Prishtinë është ndaluar një veturë e tipit BMË, të cilën e drejtonte i dyshuari kryesor me inicialet Y.A., viti i lindjes 1997, ku gjatë kontrollit në trup i janë gjetur para të gatshme 1 mijë e 100 euro dhe tre telefona.

“Të njëjtën kohë njësitet policore kanë zbarkuar në rrugën “Jeronim Derada” tek shtëpia e të dyshuarit të lartcekur me iniciale (Y.A.) dhe në momentin e arritjes tek shtëpia aty afër derës se oborrit ndodheshin dy persona tjerë (U. G.) 1999 dhe (F. Sh.) 1999, ndërsa me të hyrë brenda oborrit një tjetër i dyshuar me iniciale (F.H.) 1998 ka filluar të ik nga vendi i ngjarjes dhe ka hedhur në oborrin e shtëpisë së fqiut një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike e cila më vonë pas matjes ka rezultuar me peshë (266.8) gram” – thuhet në njoftim.

Pas disa metrave ndjekje është arritur që të ndalohet dhe të arrestohet i dyshuari i lartëcekur.

Policia ka bërë të ditur se gjatë realizimit të operacionit të bastisjes dhe kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim: Dhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (590.6) gram; Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (12.29) gram;

Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1.75) gram; Një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë (0.39) gram; Katërmbëdhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (25.2) gram; Një armë zjarri me një karikator dhe tre fishek;

Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (80.1) gram;Dy peshore digjitale të cilat shërbejnë  për matje në sasi të vogla; Para të gatshme (56.90) euro; Pesëmbëdhjete copë fishek; Dy këllëfë të revoles; Një kuti e armës me mbushës dhe një karikator;Nëntë telefona celular.

Po ashtu gjatë kontrollimit të një shtëpie të pabanuar dhe në oborrin e saj, që gjendej përball shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) që dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si në vijim:Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1kg e 37.8gr); Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (157.4gr.); Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 248.2gr; Një granatë dore.

Në vendin e ngjarjes është dalë forenzika rajonale e Prishtinës, ndëras të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendin të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të antidrogës.