Policia dhe Opozita me Numra të Ndryshëm të Protestuesve në Gjilan

“Policia e Kosovës vlerëson se manifestimi ka shkuar ne rregull dhe çdo gjë ka shkuar pa asnjë incident”, tha për KALLXO.com, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai shtoi se kjo protestë ishte paralajmëruar në Policinë e Kosovës më 9 dhjetor nga dega e AAK-së në Gjilan.

“Policia ka kryer përgatitjet e nevojshme dhe ka pasur staf të mjaftueshëm policor për ruajtjen e rendit dhe çdo gjë ka shkuar në rregull. Protesta ka përfunduar rreth orës 14:00″, ka thënë Hashani.

Nga ana tjetër organizatorët e protestës se në protestën e sotme kanë marrë pjesë mbi 5 mijë qytetarë.