Ilustrim

Policia arreston djalin e një zyrtari të prokurorisë

Djali i një zyrtari të lartë në Prokurori në Divizionin e Mbrojtjes së Viktimave në Prishtinë, është arrestuar nga ana e policisë pasi dyshohet se ka therur me thikë një të mitur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Burime të KALLXO.com brenda prokurorisë kanë thënë se djali i zyrtarit është i moshës së mitur.

Viktima i cili është therur nga i dyshuari djali i zyrtarit të lartë, ka marrë lëndime pas therjes me thikë dhe sipas burimeve është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është iniciuar si vrasje në tentativë.