Vrasja në Prishtinë, flasin nga Prokuroria

Një grua ka mbetur e vdekur si pasojë e të shtënave më armë zjarri sonte rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj për KALLXO.com ka njoftuar se me të marrë informatën nga Policia, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Ju njoftojmë se me të marrë informatën nga policia, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe të gjitha njësitë relevante. Nga informacionet preliminare dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka ndërruar jetë një grua, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”- ka thënë ajo.

Ulaj tutje ka thënë se nga vendi i ngjarjes janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me policinë, për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Vritet një grua në Prishtinë