Foto: Ilustrim

Polici Sulmohet Fizikisht

Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi që i njëjti kishte kërcënuar dhe sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili ishte në detyrë.

Sipas Policisë, incidenti ka ndodhur në rr. Fehmi Lladrovci, në kryeqytet, rreth orës 17:00.

Në raportin e përditshëm policor thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.