Ilustrim

Përballë-kalimi në Prizren përfundon në rrahje me grushte e shufër metalike

Një fjalosje e ndodhur gjatë një përball kalimi në rrugën “Flamuri”, të Prizrenit ka rezultuar me  rrahje me grushte e shufrës metalike si rrjedhojë e së cilës një persona ka përfunduar në paraburgim, një tjetër në arrati ndërsa i dëmtuari ka mbetur me lëndime të rënda.

Në një njoftim të Gjykatës Themelore të Prizrenit, bëhet e ditur se kjo gjykatë ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale V.S.  nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se  ka kryer veprën penale lëndim i rëndë  trupor në bashkëkryerje.

Po në lidhje me këtë rast dyshohet edhe i pandehuri Y.G i cili sipas njoftimit gjendet në arrati.

Sipas njoftimit të Gjykatës në Prizren,  më datë 16 korrik  2018, rrethe orës 19:50 minuta, në Prizren, në rrugën ,,Flamuri së bashku me të pandehurin me iniciale Y.G. i cili gjendet në arrati, i shkakton lëndim të rënda trupore të dëmtuarit me iniciale E.K.,

I tërë ky incident sipas njoftimit ka filluar deri sa i pandehuri V.S., ishte duke drejtuar automjetin e markës “Golf”, gjatë përball kalimit me automjetit të markës ,,BMW X6,, të cilën e drejtonte i dëmtuari me iniciale  E.K., pa arsye fillojnë të fjalosen mes veti, ku të pandehurit zbresin nga automjeti, fillojnë të fjalosen me të dëmtuarin i cili gjithashtu del nga automjeti e më pas e godasin me grusht si dhe me një shufër metalike.

Si rrjedhojë e këtyre  si pasoj e së cilës i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore të përshkruara si në raportin mjekësor të Qendrës Emergjente të Spitalit Regjional në Prizren.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 19.09.2018 nga ora 03:45  dhe do të zgjasë deri më datën 19.10.2018.