Gjykata Themelore në Pejë. Foto: Kallxo.com

Pejë, dënohet me gjashtë vite burg, sulmoi avokatin mbrojtës

Një person është arrestuar nga policia në Pejë për sulm ndaj avokatit të tij mbrojtës.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 15, i dyshuari është arrestuar në objektin e Gjykatës Themelore në Pejë, pasi ndaj tij ishte shpallur aktgjykim dhe ishte dënuar me gjashtë vite burgim e kishte sulmuar avokatin e tij mbrojtës.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari i ka shkaktuar avokatit lëndime trupore.

I dyshuari është prangosur nga oficerët korrektues dhe është dërguar në qendrën  e paraburgimit në Pejë.