FOTO: Ilustrim

Pejë: Arrestohet për kërcënim të viktimës me para

Një 28 vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm nga hetuesit policor në Pejë nën dyshimin se ka kryer veprën penale detyrim.

Policia ka njoftuar se me 7 prill në stacionin policor në Pejë ishte iniciuar një rast i veprës penale detyrim.

Një viktimë kishte raportuar se një person i dyshuar D.B, 28 vjeçar, i kishte kërkuar shumë të konsiderueshme të hollash kinse djali i viktimës i detyrohej të dyshuarit.

I dyshuari kishte paralajmëruar viktimën se në rast se nuk i jep parat të cilat i kishte kërkuar, do t’i dëmtojë shtëpinë e tij.

Pas këtij raportimi, sektori i hetimeve në stacionin policor në Pejë ka zhvilluar hetime dhe ka kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, por i njëjti nuk është paraqitur duke i’u shmangur arrestimit.

Pas hetimit të policisë, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, është planifikuar arrestimi i të dyshuarin nga ana e policisë, i cili është arrestuar në shtëpinë e tij.

Në koordinim me prokurorinë, i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.