FOTO: Ilustrim

Pejë, arrestohet i dyshuari për sulm seksual

Një person në fshatin Treboviq të Pejës është arrestuar për katër vepra penale, kanosje, dëmtim prone, lëndim truporë dhe sulm seksual.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar pasi kishte shkuar në shtëpinë e viktimave, të cilët i kishe kanosur e armë.

Tutje në njoftim thuhet se i dyshuari viktimën grua e ka goditur në fytyrë me dorëz të armës, ndërsa burrit të saj i kishte dërguar fotografi intime të motrës së tij, të cilën dyshohet se e kishte sulmuar seksualisht dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Në njoftim thuhet se i dyshuari në stacionin policor kishte kanosur edhe një zyrtare policore.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.