FOTO: Atdhe Mulla

PDK e mbështet rezolutën për kompensimin e orëve të humbura në arsim

Deputetja e PDK-së, Luljeta Veselaj – Gutaj, tha se është dashur të ketë bashkëpunim të ngushtë mes MAShT dhe SBAShK-ut që të merret një vendim i drejtë për kompensimin e orëve të humbura.

“Seanca e thirrur sot, konsiderojmë se rezulton me mos përputhje të plan programit mësimor, po ashtu dëmet që po u shkaktohen procesit arsimor. Qëllimi ynë sot me këtë seancë nuk është të ndërhyhet në organet e gjyqësorit, por për t`u sensibiliziuar me opinionin dhe për të dhënë qartësim të dy palëve”, tha ajo.

GP i PDK-së, beson se kompensimi i orëve të humbura duhet të bëhet për të mirën e nxënësve.