Pastrimi i hapësirave në KLinë për Ditën e Tokës - Foto: Komuna e Klinës

Pastrohen disa hapësira në Klinë

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me stafin komunal dhe nxënës të dy shkollave të mesme kanë pastruar disa hapësira për nder të shënimit të Ditës së Tokës.

Zyra e Informimit e Komunës së Klinës njofton se janë ndërmarrë disa aktivitete vetëdijesuese  për rritjen e ndërgjegjshmërisë qytetare për mbrojtjen e mjedisit.

Këtyre aktiviteteve i janë bashkuar edhe kreu i Komunës me stafin komunal dhe dy shkolla të mesme të Klinës, me ç’rast kanë bërë pastrimin e disa hapësirave publike.

“Qëllimi i kësaj date mbetet mbrojtja e planetit Tokë dhe të gjitha resurseve të saj nga ndotja. Shënimi i ditës së planetit Tokë, është një lëvizje e cila angazhohet për përfshirjen e të gjithëve në mbrojtje të mjedisit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Klinës.