Shënohet me aktivitete të ndryshme 'Dita e Tokës në Kosovë'

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim Presidencën, Komunën e Prishtinës, UNDP-në, Ambasadën e Luksemburgut, Ambasadën Japoneze, dhe USAID  shënuan “Ditët e Tokës në Kosovë”, në Sheshin Skënderbe në kryeqytet.

Sipas një komunikate për media, për të promovuar një mjedis pa mbeturina dhe potencialin e ekonomisë qarkore, në këtë ngjarje është përfshihet një strukturë e pa-përfunduar e lojërave, e cila është krijuar duke i recikluar dhe i rindërtuar njësitë një-përdorimshe plastike.

Në këtë organizimi, presidentja e Kosovës, shkëlqesia e saj Vjosa Osmani ka deklaruar se aq sa po ndikon natyrshëm fakti se zhvillimet e fenomenet globale mjedisore po bëhen gjithnjë e më sfiduese, po kaq po kontribuon mobilizimi dhe angazhimi i gjithanshëm për të ngritur vetëdijën për çështjet mjedisore.

“Fakti që ne jemi mbledhur sot dhe po shënojë Ditët e Tokës në Kosovës është një dëshmi e drejtpërdrejt e kësaj”- ka shtuar ajo.

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu ka theksuar se janë në rrugë të mirë drejt mbrojtjes së mjedisit dhe krijimit të një ekonomie të shëndoshë dhe të qëndrueshme, e për një Kosovë më Ekologjike.

“Investimet që po bëjmë në energjinë e rinovueshme, projektin e parë në Ballkan për ngrohje qendrore me panele solare, e shumë projekte tjera që kemi në plan, do të ndihmojnë në reduktimin e emetimeve të gazrave serë, e po ashtu aktivisht po lobojmë që Kosova të ketë të drejtën në dialog dhe qasje në fondet e OKB-së për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike”- ka thënë ai.

“Tani më kemi ndërtuar një infrastrukturë të mirë ligjore sa i përket mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. Efikasiteti i politikave që vijojnë nga legjislacioni e strategjitë mjedisore, varen direkt nga kontributi i secilit prej nesh. Ne jemi pjesë e këtij ekosistemi, që nga individi, familja, qyteti, shteti e rajoni”- është shprehur ministri.

Ndërsa, Përfaqësuesja e Përhershme e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, e nderuara Maria Suokko është shprehur se dita e tokës është koha për të reflektuar se çfarë nëna natyrë thotë.

“Shëndeti ynë si njerëzim varet nga shëndeti i nënës natyrë. Çdo ditë dëgjojmë për presionet me të cilat po përballet planeti ynë. Klima po ndryshon. Natyra dhe biodiversiteti janë të kërcënuar. Ndotja dhe mbetjet po grumbullohen. Ndërsa ndonjëherë, sfidat duken shumë masive dhe komplekse – të pamundura për t’u përballur nga individët. Por fakti është se çdo veprim ka rëndësi dhe duke punuar së bashku, ne mund të arrijmë  edhe më shumë”- ka deklaruar ajo.

Eric Dietz, Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë vlerëson se kjo nismë është e duhur për rritur ndërgjegjësimin dhe sipas tij “për të fuqizuar të rinjtë për të ndërmarrë veprime drejt një të ardhmeje të qëndrueshme”.