Kurti ne konference per media/ Foto: KALLXO.com

Pas raportimit të KALLXO.com, VV rivendos flamurin kombëtar në hapësirën e konferencave

Pas raportimit të KALLXO.com, Lëvizja Vetëvendosje ka rivendosur flamurin kombëtar në hapësirën ku mbahen konferencat për media.

VV ka mbajtur sot konferencë për media, ku ka folur deputetja e këtij subjekti, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, ndërsa afër foltores është parë i rivendosur flamuri kombëtar.

KALLXO.com kishte raportuar të enjten e kësaj jave se VV-ja ka ndryshuar pamjen ballore të hapësirës ku mbahen konferencat për media.

Tashmë aty është vendosur posteri me sloganin “Kundër PANhajnisë! Zgjedhje të reja”.

Por në atë hapësirë të enjten ishte larguar flamuri kombëtar.

Ndërkaq, i pyetur nga KALLXO.com, gjatë konferencës për media kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti pati thënë se nuk e di se pse nuk është vendosur flamuri dhe ka shtuar se në konferencën e radhës flamuri do të shihet në vendin e vet.

“Nuk e di pse është larguar për herë të parë e pashë edhe unë. Ndoshta ka ndonjë takim tjetër por në konferencën e ardhshme do ta shihni”, ishte përgjigjur Kurti të enjten.

Selia e Lëvizjes Vetëvendosje – 07.04.2019
Foto: LVV Facebook
Kurti ne konference per media 04.04.2019/ Foto: KALLXO.com